Erdogan: Ne imagjinojmë një botë ku fëmijët nuk vdesin

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan me anë të një telegrami drejtuar Bosnje dhe Hercegovinës shkruan se gjenocidi i Srebrenicës është ngjarja më e turpshme e historisë së kohës moderne të njerëzimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke theksuar se ka ndjerë një dhimbje të thellë ndërkohë që merrte lajmet e këtyre masakrave në atë kohë Erdoğan më tej vazhdon: “Atë që ju keni përjetuar ato ditë atje edhe pse duke qenë larg i dëshpëruar për shkak të pamundësisë për të bërë diçka e këmi ndierë thellë në zemër. Kujtoj si sot se si Turqia në atë kohë u bashkua dhe u bë një dorë e vetmë për të qenë sado pak afër jush për të lehtësuar sadopak dhimbjen. Sot ne jemi të vetëdijshëm dhe përgjegjës për të formuar një të ardhme më të sigurtë, një të ardhme ku ngjarje të tilla të turpshme nuk do të ndodhin më. Këtë duhet ta bëjmë duke mos e harruar të shkuarën por duke nxjerr edhe mësime prej saj. Patjetër që disa shenja nuk harrohen. Disa dhibmje nuk mund të shërohen. Filizat e reja të humbura nuk mund të kthehen më. Por ne duhet të shohim drejt të ardhmes pa e humbur shpresën, duke jetuar sëbashku duke ndarë dhimbjet dhe komunikimin me një lartësi të denjë.”

Erdoğan duke theksuar se Bosnje dhe Hercegovina ka ecur shumë në gjetjen dhe nxjerrjen e përgjegjësve përpara drejtësisë, falenderoi politikanët, shoqatat dhe liderëët për kontributin që kanë dhën në këtë drejtim.

Uroj që dhimbjet dhe vuajtjet që u përjetuan në këtë vend të mos përjetohen edhe në rajone të tjera tha Erdoğan dhe në vazhdim shkruan: “Shpresa jonë është që të mbarojnë dhimbjet dhe vuajtjet edhe për fëmijët që jetojnë në Siri, Jemen, Palestinë, Egjipt, Libi, Afganistan, Somali dhe Afrikë”.

“Ne imagjinojmë një botë ku nuk vriten fëmijët që fluturojnë balona në brigje, flenë të qetë në prehërin e nënës së tyre dhe luajnë me shokët e tyre” tha Presidenti Erdoğan dhe vuri në dukje se në këtë pikë OKB-së, Këshillit të Sigurimit dhe fuqive ndërkombëtare kanë shumë përgjegjësi.

Erdoğan në fund të mesazhit të tij tha se Turqia do të vazhdoje të qendrojë pranë Bosnje dhe Hercegovinës si dhe falenderoi të gjithë ata që morën pjesë në ceremoninë e përkujtimit të 20 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë.

Lajme të ngjashme

Back to top button