Daçiq për incidentin: Nuk është sulm vetëm ndaj Vuçiqit, por ndaj tërë Serbisë

Mbledhja e Qeverisë së Republikës së Serbisë është planifikuar për orën 15, njofton shërbimi për shtyp i Qeverisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Seanca ishte planifikuar fillimisht për orën 14, pas kësaj zhvendoset një orë më vonë. Kameramanët dhe fototreporterët do të mundën të përcjellin fillimin e seancës, ndërsa pas përfundimit do të jepet njoftim për shtyp, thuhet në deklaratën e Qeverisë.

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka dënuar ashpër sulmin ndaj kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq në Qendrën përkujtimore në Potoçari.

“Kryeministri serb ka vepruar si një burrë shteti, duke sjellë vendimin tu përkulur para viktimave. Ky është një tjetër pasojë negative e politizimit të kësaj çështjeje, e cila sjell ndarje të reja dhe urrejtje në vend të pajtimit. Ky është një sulm nuk është vetëm ndaj Vuçiqit, por edhe ndaj tërë Serbisë dhe politikës së saj të paqes dhe bashkëpunimit rajonal”, ka thënë Daçiq, theksohet në deklaratë.

Lajme të ngjashme

Back to top button