Vetëm Renova fiton pikë, Shkëndija e Gostivari humbin

Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së 14-të në Ligës së parë futbollistike të Maqedonisë. 
Derbi në Tetovë në mes dy ekipeve nga kreu i tabelës Renova – Vardari u mbyll pa gola 0:0. Edhe pse dy skuadrat kishin raste për shënim, por deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit, nuk u tundë asnjë herë rrjeti.

Por në derbin e Shkupit Metalurgu ka dal fitues ndaj skuadrës së Shkëndijës, duke e mposht me rezultat 2:0. Pjesa e parë e këtij takimi ka përfunduar pa gola, ndërsa në pjesën e dytë Peev fillimisht në minutën e 49-të dhe pastaj në atë të 82-të i dha 3 pikët nikoqirëve. 

Në duelet tjera, Pelisteri e ka befasuar Turnovën duke e mundur me rezultat 0:2. Fitore në minutat e fundit ka shënuar Euromilk, e cila e mposhti Makedonija Gj.P. me 1:0. Pa fituar, me rezultat 2:2 ka përfunduar ndeshja Bregallnica – Napredoku. Ditë më parë Gostivari humbi nga Rabotniçki 2:0. 

Rezultatet 
Rabotniçki – Gostivari 2:0
Metallurg – Shkëndija 2:0
Renova – Vardar 0:0
Bregallnica – Napredok 2:2
EuroMilk – Makedonija Gj.P. 1:0
Turnovo – Pelister 0:2

Lajme të ngjashme

Back to top button