Kosovë: Pesë të arrestuar nën dyshimet për terrorizëm

Policia e Kosovës ka arrestuar mëngjesin e së shtunës tre persona të dyshuar si pjesëtarë të ISIS. Të dyshuarit janë kapur afër liqenit të Badovcit, në periferi të Prishtinës, në rrugën drejt Gjilanit.

Mësohet se të arrestuarve u janë gjetur edhe prova që dëshmojnë se janë pjesë e Shtetit Islamik, raporton Top Channel.

Burime të Top Channel brenda policisë bëjnë të ditur se, njëri nga të arrestuarit është nga Istogu dhe tjetri nga Mitrovica. Ndërsa personi i tretë ende nuk dihet nga është. Ata janë të moshës nga 25 deri në 35 vjeç.

Arrestimin e të dyshuarve e ka konfirmuar përmes telefonit për Top Channel edhe edhe zëshësi i Policisë, Baki Kelani.

Ai tha se arrestimi i të dyshuarve është bërë rreth orës 01:40, teksa po udhëtonin me dy vetura në magjistralen Prishtinë-Gjilan. Kelani shtoi se, të dyshuarit gjenden në stacionin policor për intervistim.

“Ju njoftojmë se më datë 11.07.2015 rreth orës 01:40, në magjistralen Prishtinë-Gjilan, konkretisht afër liqenit të Badovcit, njësitetpolicore kanë arrestuar tre persona me dyshimin e bazuar në përfshirjen e veprës penale. Personat e dyshuar kanë qenë në posedim të dy veturave, njëra Golf 2 ngjyrë të kuqe dhe tjetra Pasat, po ashtu ngjyrë e kuqe”, ka thënë Kelani.

Lajme të ngjashme

Back to top button