Çavkov: Me hollësi do ta hetojmë rasin me shpërthimin në Kumanovë

­ Sipas informatave të para nga ekipet e ekspertizës, është shkaktuar dëm i pakonsiderueshëm material, por megjithatë bëhet fjalë për vepër penale të cilën në mënyrë shumë intensive dhe themelore do ta hulumtojmë me qëllim që të konfirmojmë se kush janë kryerësit dhe motivet e kësaj, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme Mitko Çavkov lidhur me shpërthimin që sot në mëngjes ndodhi në qendër të Kumanovës.

Çevkov, i cili ishte për vizitë në vendkalimin kufitar Tabanoc ku me përfaqësuesit e Këshillit republikan për siguri në komunikacion ndau fletushka për pjesëmarrje të sigurt në komunikacion në Maqedoni për turistët e huaj, theksoi se ekipet e ekspertizës kanë mbledhur materiale përkatëse për ekspertizë dhe shpresojnë se në një afat të shkurtër kohore do të ketë tregues të tjerë dhe informacione të cilat do të përdoren për rrjedhën e mëtejshme të hetimit.

Përndryshe, në qendrën e Kumanovës në tunelin i cili i lidh sheshin e qytetit me hapësirën e parkimit me të cilën menaxhon një kompani private, sot në mëngjes në orën 04:29 ndodhi një shpërthim, konfirmoi policia kumanovare.

Lajme të ngjashme

Back to top button