Petkovski: Ali Ahmeti partner i shkëlqyer i Gruevskit për sundim të pamëshirshëm

Partia e Re Social Demokratike sot mbajti Kongresin e tretë. Këtij tubimi iu drejtua lideri i partisë, Tito Petkovski. Në fjalimin e tij ai e kritikoi politikën e qeverisë aktuale duke vlerësuar se vendi ka pengesa serioze në nivel ekonomik, shoqëror dhe ndërkombëtar.

Lideri i PRSD-së, koalicionin midis VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së e quajti koalicion që Maqedoninë e futi në një krizë të thellë institucionale dhe morale. Në fund të fjalimit  të vet, Petkovski kërkoi falje për,  vlerësimin e gabuar që e bëri kur i ndihmoi Gruevski që të vijë në skenën politike të Maqedonisë.

“Në këtë sundim të pamëshirshëm  dhe të pashpresë me Maqedoninë, Gruevski dhe VMRO- DPMNE gjetën partner të shkëlqyer në Ali Ahmetin dhe BDI-në. Filozofia e të dyve është, “para meje përmbytje – me mua parajsë”.  Së bashku e futën Maqedoninë në një krizë të thellë institucionale dhe morale. Ndjejë nevojë që të pranojë se edhe unë mbajë përgjegjësi për ardhjen e Gruevskit në skenën politike të Maqedonisë. As në ëndërr nuk kam mundur të supozojë se nacionalizmi maqedonas, etnocentrizmi, mitologjia dhe rilindja e rrejshme mund të jetë platformë mbi të cilën ai do të ketë sukses. Për atë gabimin tim të madh kërkoj falje prej juve dhe prej qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, deklaroi  Tito Petkovski , kryetar i PRSD. 

Lajme të ngjashme

Back to top button