RDK- Lëvizje për Reforma: Nis hartimi i Platformës së përbashkët për shqiptarët

Hartimi i Platformës së përbashkët ishte në fokusin e takimit të grpeve të punës së RDK-së dhe LR-PDSH-së që u realizua në selinë e RDK-së në Gostivar. “Aleanca për Shqiptarët” e krijuar më parë si bashkim forcash opozitare shqiptare, tashmë po konkretizon punimet në vendosjen e bazamentit të fuqishëm, përpilimin e Platformës së përbashkët me të cilën do të merret pjesë në zgjedhje.

Në takimin e grupeve punuese për hartimin e Platformës, morrën pjesë edhe dy kryetarët Ziadin Sela dhe Vesel Memedi, ndërkaq departamenti punues i dy partive kanë diskutur rreth vendosjes së pikave prioritare në Platformë.

Platforma, do të përfshijë kërkesat dhjetëra-vjeçare të shqiptarëve, planin e realizimit të tyre në çdo sferë si dhe zotimin dhe ftesën për të gjitha subjektet e tjera që do të hedhin firmën për realizimin e plotë të saj.

Drafti i parë i Platformës do ti nënshtrohet debatit dhe propozimeve të grupeve të eksperteve nga universitetet shqiptare dhe qendrat akademike, forumeve të ndryshme, dhe paraqitjes dhe mendimit publik për pikat konkerete.

Takimi i radhës ku edhe do të konkretizohet drafti i parë i Platformës do të mbahet më 24 korrik në Zyrat e LR – PDSH në Tetovë.

Lajme të ngjashme

Back to top button