OH “Hilal” dhe “Uka Komerc” shpërndanë pako për skamnorët

Edhe sot Organizata Humanitare Hilal, zhvilloi aksion humanitar në territorin e Myftinisë së Shkupit. Kësaj radhe, donator ishte kompania UKA KOMERC, e cila për skamnorët e këtij territori donoi 250 pako me produkte mishi.

“Sot, në bashkëpunim me Kompaninë UKA KOMERC realizuam shpërndarjen e 250 pakove me produkte të ndryshme mishi që prodhohen në këtë kompani. UKA KOMERC është ndër ato kompanitë që gjithmonë e ka shtrirë dorën e ndihmës për të varfërit, për jetimët e skamnorët. Ndihmesa është virtyti i dytë i kësaj Kompanie pas punës. Urojmë që ky bashkëpunim, në mes të kësaj kompanie dhe të OH HILAL të zgjasë sa më shumë. Në emër të organizatës, në emër të BFI-së por edhe në emër të vetë Reisul Ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepin, i falënderojmë përzemërsisht udhëheqësit e kësaj kompanie dhe Zoti ua shtoftë punën dhe bereqetin”, tha me këtë rast kryetari i OH HILAL Mustafë ef. Dauti.

Nga ana e tyre, përfaqësues të kompanisë UKA KOMERC thanë se kjo ndihmë është në vazhdën e ndihmave të tjera të organizuara me qëllim që t’ju dilet në ndihmë skamnorëve dhe jetimëve. Gjithashtu, nënvizuan se, aksionet e tilla asnjëherë nuk do të ndalen dhe se do të shtrihen gjithandej vendit tonë.

Lajme të ngjashme

Back to top button