Parandalohet kontrabandimi i një sasie më të madhe të barërave

Inspektorët doganorë nga njësiti operativ special në vendkalimin kufitar Bllacë e parandaluan kontrabandimin e një sasie më të madhe të barërave. Barërat janë transportuar me një furgon me targa të Kosovës të cilat duhet të dërgoheshin deri në Kosovë.

Në vendkalimin kufitar Bllacë është përcaktuar se mungojnë 28 kuti me barëra për të cilat më pas është vërtetuar se drejtuesi i furgonit me një marrëveshje paraprake ua ka dorëzuar disa personave nga Kosova.

“Kontrolli fillestar i furgonit është bërë në një depo doganore në Shkup me ç’rast nuk janë përcaktuar kurrfarë parregullsish, ndërsa më pas automjeti është blombuar dhe është dërguar drejt vendkalimit kufitar Bllacë. Intervali kohor prej tri orë e gjysmë që automjeti të arrijë nga depoja doganore në Shkup deri në vendkalimin kufitar Bllacë ka qenë tregues që përsëri të bëhet kontrolli i automjetit, kur është paraqitur për kryerjen e procedurës transitore doganore në dalje të Republikës së Maqedonisë. Kësaj radhe është përcaktuar se mungojnë 28 kuti me barëra nga gjithsej 57-tetë kutitë e paraqitura, deklaroi sot drejtori i Drejtorisë doganore”, Vanço Kargov.

Pakot me barëra janë nxjerrë nga furgoni dje në afërsi të Tetovës, pa u dëmtuar me këtë rast blomba doganore. Pasi janë transferuar pakot, shoferi është drejtuar nga Bllaca. Në një aksion të vazhduar të orëve të mbrëmjes në rrethin e Tetovës në një depo të braktisur janë gjetur 28 kutitë me barëra në të cilat ka pasur 6.348 pako barërash.

Lajme të ngjashme

Back to top button