Struga, në pritje të komandantit!

(me  rastin e 10-vetorit të vrasjes së komandant Strugës- Nuri Mazarit)

Sot më 11korrik, Struga përkujton përvjetorin e dhjetë të vrasjes misterioze në fshatin e tij Dollogozhdë , të komandantit të  UÇK-së, Nuri Mazarin.Me këtë rast do të organizohen aktivitete të shumta përkujtimore nga ana e SHVL-UÇK-së.
Bazamenti i zbrazët i destinuar  për dëshmorin dhe komandantin Nuri Mazari,pranë Drinit  të Zi,  pret prej vitesh  vendosjen e tij për ta hijeshuar urën dhe sheshin e qytetit. Pengesat për vendosjen e shtatores së komandant Nuri Mazarit, nuk janë çështje burokratike dhe as mungesë e mjeteve financiare, përkundrazi janë mohim i luftës dhe sakrificës së luftëtarëve të lirisë për liri. Janë përpjekje për  mohim dhe zhvlerësim të historisë dhe  traditës sonë, mohim dhe kufizim të lirisë. Është mohim dhe nënçmim  i dëshmorëve të lirisë dhe udhëheqësve popullorë si pararendës të luftrave çlirimtare  që shkruan faqe të lavdishme të  historisë sonë kombëtare aty pranë brigjeve të Drinit të Zi,  ashtu  si “Isuf Xhelili arusha e malit “me  shokë dekada më parë  !

Është pikërisht kjo papërgjegjshmëri e pushtetarëve maqedonas dhe shqiptarë të qeverisë së koalicionit që nuk ka vullnet as përgjejësinë më të vogël që ky monument të vendoset aty ku e ka vendin pranë Drinit të Zi. Këtë shtatore të Komandant Nuriut, nuk duan ta shohin pushtetarët maqedonas dhe shqiptarë pranë urës aty ku e meriton ta këtë vendin. Për kryeministrin Gruevski, vendosja e këtij moumenti paraqet provokim ndaj palës maqedone pasi komandant Nuri Mazari ,ka luftuar kundër forcave qeveritare dhe branitellëve dhe si i tillë sipas tij,  nuk mund të këtë vend në sheshet dhe parqet e qyteteve të Maqedonisë.

Siç duket kjo është dhe dëshira e qeveriarëve shqiptarë të koalicionit që monumentet për dëshmorët e lirisë të ngrihen në fshatrat e tyre dhe në zona të thella malore ku syri i pushtetarëve maqedonas dhe i huaj nuk i sheh.  Vendosja e monumentit të Komandantit është një detyrim moral për qytetarët shqiptarë të komunës dhe më gjerë. Është shenjë respekti për të dhe luftëtarët e UÇK-së që sakrifikuan jetët e tyre për liri.  Pavarësisht manipulimit  dhe shkeljes së  gjaku dhe idealit të lirisë nga udhëheqësit dhe kryekomandantët sabotatorë (sot udhëheqës të DUI-t )që iu bë dëshmorëve të UÇK-së, ata mbeten dësmorë të monumenteve në përjetësi.

Lajme të ngjashme

Back to top button