Bombardohet konsullata e Italisë në Kairo

Një eksplodim i fortë e ka dëmtuar konsullatën italiane në kryeqytetin e Egjiptit në Kairo.

Zyrtarë nga ministria e shëndetësisë kanë thënë se një person ka vdekur dhe 4 të tjerë janë lënduar.

Shpërthimi është shkaktuar nga një bombë e cila ishte montuar në një veture dhe ende asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, raporton BBC.

Ambasada ishte e mbyllur dhe asnjë pjesëtar nga stafi nuk është lënduar, kanë thënë zyrtarë të ambasadës për Associated Press.

Prokurori publik i Egjiptit, Hisham Barakat, është vrarë muajin e kaluar nga një sulm me bombë në Kairo.

Po ashtu edhe një veturë tjetër bombë, e cila për target kishte stacionin e policisë, i ka lënë tre të vdekur.

Forcat e Sigurisë së Egjiptit fajin për sulmet e kanë hedhur te ISIS, me të cilët ka luftuar në gadishullin Sinai./KK

Lajme të ngjashme

Back to top button