Rita Ora dekorohet si ‘Ambasadorja e Nderit e Kosovës’ (FOTO)

Presidentja Atifete Jahjaga ka dekoruar këngëtaren Rita Ora si ambasadore e nderit e shtetit të Kosovës.
Vajza shqiptare që po na përfaqëson dhe po na nderon në gjithë botën, edhe një herë ka marrë titullin ‘Ambasadore e Nderit’ nga Kosova, por këtë herë në Londër.

Familja Ora sot ishin të pranishëm në inaugurimin e objektit të ri të Ambasadës së Kosovës në Londër, ku ka marrë pjesë edhe presidentja e shtetit, Atifete Jahjaga, transmeton Lajmi.net.

Me këtë rast është bërë edhe ndarja e titullin për Ritën sipas përshkrimit të nënës së vajzave, Vera Ora.

Vera ka postuar në Instagram një fotografi të Ritës duke mbajtur fjalim para të pranishmëve, ku ka shkruar: ‘Urime për zemrën time, bravo vajza për çmimin’, duke iu drejtuar Ritës dhe Elenës.

 

VERA rita ora

rita

rita2

rita3

rita4

rita5

rita6

rita7

ritaora1

Ritaoraq

ritaq7

 

Lajme të ngjashme

Back to top button