Rama leksion qytetarie Vuçiqit, shkëmbejnë komente në Twitter

Pas vendimit të Lozanës, Kryeministrat Vuçiq dhe Rama kanë shkëmbeyer komente në Twitter.

Kryeministrit serb Aleksander Vuçiq, i cili kundërshtoi vendimin e CAS dhe u shpreh për fitore të Serbisë në ndeshjen e rradhës kundër Shqipërisë, ka ardhur edhe reagimi i Edi Ramës. Kryeminstri shqiptar i ka dhënë leksion qytetarie Vuçiqit.

Aleksandër Vuçiq: Mos u bëj merak Edi Rama, ne do ta fitojmë ndeshjen pa dronë dhe pa ndihmën e askujt, në stadium, në zemër të Tiranës. Deri në takimin tonë të ardhshëm!

Edi Rama: Mik i dashur. Në Shqipëri do fitojë kush do luajë më mirë futboll atë ditë ndaj mos thuaj “Ne do fitojmë” se s’ke asgjë në dorë./ Portalb

Vuçiq dhe Rama shkëmbejnë komente në Twitter
Vuçiq dhe Rama shkëmbejnë komente në Twitter

Lajme të ngjashme

Back to top button