Lëvizja e Selës dhe RDK-ja me platformë të përbashkët

“Aleancës për shqiptarët” është platforma e përbashkët politike e Lëvizja për Reforma në PDSH dhe Rilindja Demokratike Kombëtare.

Krerët e dy partive janë të bindur se përmes kësaj platforme, do të zgjidhin problemet e shqiptarëve dhe do të forcojnë karakterin e popullit shtet-formues. Nga ana tjetër, ata i lanë hapur derën partive të tjera, që do e gjejnë veten tek kjo platformë.

“Vlerësojmë se duke zgjedhur problemin që kanë shqiptarët në Maqedoni, Maqedonisë do i vjen stabiliteti prandaj vlerësojmë dhe e thash më herrët se ne jo vetëm deklarativisht por do e dëshmojmë se çka e bën një popull shtet formues. Shtet formues e bën aftësia një popull për të destabilizuar dhe stabilizuar situatën dhe prandaj platforma jonë është platformë e cila do e stabilizoj situatën e nëse tjerët duan të përballen me bojkot atëherë edhe kjo do ndodh”, deklaroi Ziadin Sela, Lëvizja për Reforma PDSH.

“Platforma si e tillë është e hapur për çdo subjekt politik të cilët identifikohen dhe e shohin veten me atë platformë”, u shpreh Vesel Memedi, Kryetar i RDK-së.

Drafti i parë i platformës pritet të jetë gati në muajin shtator. Për hartimin e saj janë duke punuar dhe bashkërenduar aktivitetet, dy komisionet e përbashkëta partiake. 

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button