Vendimi i CAS, Duka: Fitoi e drejta

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka u shpreh i emocionuar nga vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit në Lozanë të Zvicrës, për ti dhënë tre pikë Shqipërisë lidhur me ndeshjen në Beograd.

“E drejta fitoi, futbolli fitoi. Drejtësia provoi më në fund atë që thamë. Në vija të përgjithshme vendimi nuk bën fajtor Shqipërinë për mos futjen në fushë dhe për ndërprerjen e ndeshjes. Ajo që më pëlqeu është se Serbia do të paguajë gjyqin”, u shpreh Duka, transmeton Noa.

Sipas tij nuk ka të humbur, por vetëm të fituar dhe se gjithkush duhet të mësojë si të sillet në fushë.

Artan Hajdari avokat i FSHF tha se ndëshkimi me gjobë prej 100 mijë euro është lënë në fuqi, ndërsa shtoi se përveç drejtësisë edhe futbolli ka fituar.

Lajme të ngjashme

Back to top button