Piloti barte plumba me vete gjatë një fluturimi, nisin hetimet ndaj tij

Avio-kompania amerikane “United Airlines” ka nisur procedurat hetimore ndaj një piloti që hodhi në toalet disa plumba përgjatë një fluturimi ndërkombëtar nga Hjustoni në Gjermani.

“Një pilot i United në mënyrë të paligjshme dispononte plumba përgjatë një fluturimi të kompanisë muajin e kaluar nga Hjustoni në Mynih”, thuhet në deklaratën e një avio-kompanisë, transmeton Indeksonline.

Në deklaratë thuhet poashtu se kompania po e shqyrton rastin, dhe për momentin piloti mbetet ende i punësuar i United Airlines.

Sipas ligjeve federale, pilotëve iu lejohet bartja e armëve, por vetëm brenda SHBA-së.

Ndërkaq, ka zëra se piloti kishte hedhur plumbat për shkak se në Gjermani kjo nuk është e lejuar, dhe mund të sanksionohej.

Lajme të ngjashme

Back to top button