Policët e ri nënshkruan betimin për punë të ndershme dhe me përgjegjësi

Punonjësit e rinj policor nënshkruan betimin për punë të ndershme dhe me përgjegjësi.  Në ceremoninë që u mbajt në Qendrën për trajnim të kuadrove nga sfera e sigurisë ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska theksoi se,  nëpunësit e rinj kanë potencial dhe se nga ata pritet veprim i ndërgjegjshëm.

“Për shkak të mënyrës së selektimit të cilin për herë të parë e promovuam, si dhe angazhimin dhe kushtetutshmërinë  profesionale të  gjithëve të përfshirë në trajnim, gjenerata juaj me siguri është më e mira dhe më me perspektivë “, tha ministrja Jankullovska.

Nënshkrimi i betimit, sipas saj, nuk do të thotë fund, por fillim i obligimeve. Edhe krahas kritereve rigoroze në 12 muajt e kaluar, potencoi, ajo,  policët e ardhshëm , me sukses i përvetësuan kompetencat e nevojshme për veprim policor gjatë mbajtjes së rendit dhe paqes publike.

Lajme të ngjashme

Back to top button