Analiza e “Spiegel”: Kush e kërcënon demokracinë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni…

Ballkani është i zhytur në varfëri, mungesa të perspektivës dhe shtypjes. Kancelarja Merkel kërkon aty që të shtohen prirjet drejt qeverisjes autoritare dhe rritë kundërshtimet. Gjithashtu, për të parandaluar edhe arratisjet në masë drejt Gjermanisë.

Kush kritikon qeverinë në Maqedoni, jeton me rrezikun. Në 13 maj shpërtheu në flakë makina e një gazetari. 9 ditë më vonë dy persona të panjohur goditën me shufra hekuri kolegët e tij. Në 20 qershor, disa persona të panjohur hynë në redaksinë e lajmeve të portalit opozitar “Plus info” dhe morën të gjithë kompjuterat dhe kamerat. Këto janë vetëm 3 raste nga dhjetëra të ngjashëm në muajt e fundit, shkruan Der Spiegel.

Maqedonia ishte për një kohë të gjatë vendi model politik në Ballkan, për mënyrën se si shpalli pavarësinë nga Jugosllavia, që kaloi luftë brenda vetes, problemet me minorancën shqiptare dhe ndarjen pa derdhje gjaku. Vendi ishte nga të parët që mund të siguronte anëtarësim në BE, por çështja e emrit me Greqinë e bllokoi procesin. Me ardhjen në pushtet të Nikolla Gruevski në vitin 2006 vendi pësoi një ndryshim gradual. Ai e shndërroi vendin në një shtet autoritar me struktura mafioze.

Publicisti Saso Ordanoski e sheh përgjegjëse edhe BE që ka interes kryesor stabilitetin. “Qeveria ka mashtruar në vazhdimësi më interes të bashkimit, ndërsa në realitet pushteti dhe burimet në Maqedoni janë shpërndarë gjerësisht në favor të tyre.

E njëjta vlen edhe për vendet e tjera të Ballkanit si Shqipëria, Bosnje Herzegovina, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova. Edhe pse asnjë vend nuk ka prirje antidemokratike sa në vitet e fundit në Maqedoni, tendencat autoritare janë bërë gjithmonë edhe më të forta kudo” – thotë analisti politik nga Bosnja, Vedran Dzihic. “Qarqet e fuqishme të elitave politike dhe ekonomike kanë fuqinë, gjyqësori është nën kërcënim, mediat janë gjithnjë të kontrolluara” – thotë ai.

Duke u larguar nga perspektiva

Ky ishte konteksti në të cilin Angela Merkel të mërkurën dhe të enjten udhëtoi në 3 kryeqytete të rajonit duke vizituar Tiranën, Beogradin dhe Sarajevën. “Vizita juaj do të zhvillohet bërballë një sfondi të ndryshimit të strategjive. Qeveria Federale ka prezantuar në politikën e saj në Ballkan. I ashtuquajturi “Procesi i Berlinit”, që filloi me një konferencë ballkanike në kryeqytetin gjerman vitin e kaluar, ka për qëllim më shumë demokratizimin dhe kontribuimin në ruajtjen e stabilitetit ekonomik. Çfarë ka pas saj” – analisti politik Dzihic thotë se “BE ka bërë shumë kompromise me elitat politike në Ballkanin Perëndimor për një kohë të gjatë dhe shpesh të komprometuar në atë mënyrë që ka dëmtuar përfundimisht edhe vlerave të demokracisë …”

Në asnjë vend nuk u demonstrua më qartë se në Bosnje Herzegovinë.

…Një e treta e popullsisë është e papunë. Nisi vitin e kaluar një protestë qytetare kundër linjave etnike dhe kundër situatës katastrofike shoqërore dhe elitave të korruptuara.

E njëjta gjë ndodhi edhe në vendet e tjera të rajonit. Kudo të dhënat e papunësisë tregojnë një shkallë nga 20% në 40%. Shumë njerëz emigruan nga mungesa e prospektives ndërsa ata që mbetën në shtëpi shpesh varen nga të afërmit që punojnë jashtë.

Merkel dhe llogaritë

Nëse kjo situatë sociale dhe economike e mjerueshme për një kohë të gjatë çon në revolta civile si në Bosnjë apo si shfryrja e masave në muajt e parë të vitit në Kosovë, Procesi i Berlinit ka përshpejtuar gjërat. Angela Merkel do të tregojë me vizitën e saj në rajon se ata nuk janë të harruar dhe se portat e BE janë të hapura për vazhdimësinë. Ajo la të kuptohej se kushtet janë të tilla dhe se elitat përkatëse duhet të tregojnë vullnet më të madh politik për të reformuar dhe në bashkëpunim rajonal të bëjnë më shumë për pajtimin mes tyre.

Siç premton edhe “Procesi i Berlinit”, është për shkuarjen në opinionin e ndarë. Në analizat e fundit ka iniciativa të ngjashme si ajo e “Paktit për Europën juglindore” që ka shumë kosto dhe pak rezultate. Shefja i “Qendrës për studime euro-atlantike” më qendër në Beograd, Jelena Milic, shpreson se në çdo rast Gjermania “të marrë iniciativën” sepse BE për një kohë të gjatë “nuk ka bërë gjë”. Ajo kërkon një “Plan Marshall” për Ballkanin dhe në të njëjtën kohë me mundësi më rajonale. “Kemi gjithmonë justifikimin për situatën tonë të keqe. Ne qytetarët jemi ata që duhet të shtyjnë qeveritë e tyre për më shumë demokraci dhe të drejta. Dhe kjo nuk po ndodh”.  /Lapsi.al përktheu nga Sipegel/ 

Lajme të ngjashme

Back to top button