Një jetë me thirrje për në namaz!

Hafëz – FADIL Ajet ABDULLAHUT

Të nderuar miq, të dashur besimtarë,

Po kujt nuk i kujtohet, një predikues shpirtërorë në këtë nahije i fesë më të dashur tek Allahu xh.sh., njeriut që afro katër dekada pa reshtur ,pa pritim thirri ezanin në xhami për çdo pesë vakët të namazit deri sa ndërroi jetë. E pra ,ky ishte Hafëz Fadili, që ushtroi një jetë me detyrë të imamit në katundin Pallaticë. Hafëz Fadili ishte njëri nga djemtë e Ajetit i lindur në f. Çellopek, kurse që moti i shpërngulur në f. Pallaticë.

Hafëz Fadili, një burë i pashëm, trupmadh, pedant ,gjithë herë gjatë ushtrimit të detyrës me shall mbi kokë, e që e hijeshonte edhe më shumë, e xhybja e bënte të dukej si engjëll që të lajmëron të mira në jetë e që gjithë herë të fton në rrugë të Zotit.

Ai edhe në punët e përditshme të shtëpisë e fushës me çallmë mbi kokë, sepse nuk thyente parimet që kërkon islami. Dekreti ,që ka poseduar në atë kohë dhe inteligjenca e hafëz Fadilit, plotësisht mjaftonin që ai në dekadat që ushtroi imamllëkun, të ishte tërheqës ,ligjërues i mirë dhe mbi të gjitha i përpiktë në namazet.

Ajo që ky njeri është në mbamendje të njerëzve, ka të bëjë me atë se kishte një zë të çiltër, një zë të ëmbël e fonik, kështu ia kishte falur Zoti. Detyrën e imamit e kishte kryer edhe në objektin e vjetër të xhamisë në qendër të katundit, e më pas në xhami të re e cila para pesë vitesh edhe u rikonstruua detajisht.

Hafëz Fadili ishte i nderuar e respektuar nga të gjithë në katund e më gjërë. Unë mbaj mend edhe qysh si i ri, se bindja e tij ishte se vetëm respektimi dhe ndjekja e rrugës së Zotit është rruga e shpëtimit për njerëzimin. Si i ri kam biseduar me te, nuk kishte prepotencë, ishte i haptë në bisedë, por nuk fliste shumë në biseda të lira në ndeja ku kishte njerëz në numër.

Ekskluzivisht ndalej në fjalët e Allahut ,në sqarimin e ajeteve kuranore.

Por, ai në asnjë mënyrë nuk ndante mendim në bisedë të lirë se “komunizmi” si ideologji është diçka e mirë. Sepse më ka rastisur të më thotë se (parafrazoj) nuk ka çka ti duhet njeriut një koncept që fesë si ushqim shpirtëror për njerizimin i thotë se është helm i shoqërisë.

Karakteri i fortë dhe i pa thyeshëm i tij, për fjalën dhe rrugën e Zotit, e bënte që ai, fëmijët dhe të rinjtë edhe në atë regjim ,ti mësojë në mektepin e atëhershëm. Ai haptas thirrej dhe i luste prindit që fëmijët ti udhëzojnë për të mësuar në mektep, krahas vijimit të mësimit në shkollë.

Hoxha i nderuar ishte edhe arsimdashës, dhe ka qen i prirë që të ftoj dhe udhëzojë xhematin që fëmijëve tua mundësojnë të shkollohen, sepse thirrej në fjalët e para të Kuranit famë lartë “LEXO MËSO”

Ky njeri ishte, mikpritës, punëtor, nuk frekuentonte çajtoret e atëhershme, por kur rastiste që ai me miq e me shok të ndajë ndonjë bisedë me ta, nuk guxonte kush tjetër me nxjerrë kuletën sepse i mbetej hatri, hafëz Fadili i paguante pijet, çajet e limonadat ,këtë zemërgjerësi e kishin mësuar të gjithë ata që shërbenin.

Hoxha i nderuar jetoi me energji pozitive, me një shëndet vital të falur nga Zoti.

Ai ndërroi jetë në një moshë të thyer, pas disa ditësh i sëmurë. Me përpikërinë më të madhe realizoi njërin nga shartet Haxhin. Dhe pesë kohërat e namazit ishin sinonim i përkushtimit dhe devotshmërisë së tij.

Dhe dijeni o milet, ky njeri për afro katër dekada, pa vonesë e pa lëshim thirri dhe fali me zërin e tij të mrekullueshëm mbi shtatëdhjetëmijë herë ezane dhe namaze dhe me miliona herë u përkul dhe ra në sexhde vetëm për krijuesin e gjithësisë ALLAHUN xh.sh.,sepse vetëm atë e adhuronte, atij i frikohej e i lutej dhe ndihmë e bereqet vetëm prej tij kërkonte.

Ai fali namazet e Bajrameve duke thirrur në mënyrën më të lezetshme për çdo bajram me zërimin e minares, ezanin dhe ilahitë e këndshme me dy zërat e kombinuar e të mrekullueshëm të tij dhe të Iljazit e Emshiut.

Këtu në katund para gjashtëdhjetës si imam kishte shërbyer hafëz Izairi nga Shipkovica ,pastaj hafëz Mediu nga Poroji dhe më pastaj kah gjashtëdhjeta hafëz Fadili i dashtun.

Ai me fisniken e tij trashëgoi dy vajzat dhe djemtë Iljazin,Servetin dhe Emshiun. Edhe ty fisnike, grua dhe nënë e mrekullueshme, faleminderit që neve kalamajve në atë katund të vogël atëherë, që për çdo bajram na dhurove ka një tas me maje për kuleçët, me atë na begatove sofrat tona. Faleminderit për ndonjëherë që na dhurove dhe nga një kokërr ve apo grusht me mana ,neve kalamajve që rinim varg tek magjja e jote çdo herë në ditën e arifes. Na udhëzove, mbështete dhe ngushëllove nënat tona, motrat tona me qetësinë dhe butësinë tënde që ta kishte falur perëndia, në gëzimet, dhimbjet dhe pikëllimet tona familjare. Andaj, prehu e qetë në parajsën e Zotit ,fisnike e mrekullueshme.

Juve Zoti ua mundësoi, të përjetoni familjen si akraba të zgjeruar, lumturinë dhe dashurinë me nipëri e mbesa, me shtëpi të reja e parqe të bukura, oxhaqe që lulëzojnë me djersën e ballit dhe në rrugë të Zotit.

Pas pensionimit, hoxhën e nderuar, në detyrë si imam e trashëgoi djali i tijë Hafëz Ef. Emshi Abdullahu teolog i diplomuar, që sot e kësaj dite e kryen këtë detyrë me sukses. E pra miq të dashur kjo ishte një rrëfim në një version të shkurtë për një jetë me thirrje të ezanit, të hoxhës së dashtun Fadil Abdullahut. E pra, me atë ZË mahnitës dhe tingëllues të ezanit na mungon të gjithëve, hoxhë i dashtun ,njeriu thonë, nuk vdes kur e mbulojnë por kur e harrojnë.

Por Ty, nuk do të jesh i harruar kurrë, sepse ata që një jetë thirrin për në rrugën e shpëtimit për mbarë njerëzinë, nuk vdesin por jetojnë në pafundësi. Andaj si mund të të harrojmë Ne, kur Ty në sofrat dhe në vatrat tona, bashkërisht me ne ndave gëzimet, dhimbjet dhe pikëllimet në mënyrën më njerëzore dhe më humane.

Paqa dhe shpëtimi qoftë mbi Ty , familjen tënde dhe mbarë njerizimin, hoxhë i dashtun.

Prehu në qetësi, në botën e amshuar ,në parajsën e Zotit , Krijuesit që e adhurove, me përkushtimin dhe devotshmërinë më të madhe.

Lajme të ngjashme

Back to top button