Vuçiq i zemëruar: Vendimi i CAS-it, turp për drejtësinë

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, iu ka kundërpërgjigjur kryeministrit shqiptar, Edi Rama, sa i përket vendimit të CAS-it.

Në fakt, Rama, e ka quajtur super lajmin që CAS-i i dha fitoren Shqipërisë kundër Serbisë.

“Supeeeer! Ja ç’dmth drejtesi europiane! 3 pike per Kombetaren Kuqezi ne Beograd!!! #ForcaShqiperia”, ka shkruar Edi Rama në twitter. Ndërkaq, ndaj këtij postimi ka reaguar kryeministri serb, duke shkruar po ashtu në twitter.

“Drejtësia evropiane për të satën herë është rikthyer në një padrejtësi globale. Ata që e shkaktuan incidentin u shpërblyen, kurse viktima u dënua. Vendimi i gjyqit në Lozanë është turp për të drejtat, drejtësinë dhe paraqet fyerje për të gjithë njerëzit normal”, ka shkruar Vuçiq.

Lajme të ngjashme

Back to top button