Për herë të parë mbahet gara automobilistike për femra në Kosovë

Këtë të diel, më 12 korrik, nga ora 12:00 në rrugën “Tirana” në Prishtinë do të zhvillohet një garë automobilistike të vozitura nga femra. Garën e organizon Auto Klubi Eurogoma Racing Team në mbështetje të Federatës së Auto Sportit të Kosovës. Një organizim i këtillë bëhet për herë të parë.

Gara është në stilin sllallom, kurse pjesëmarrëset mund të marrin pjesë me vetura personale, dhe jo me ato sportive.

Gresa Rexhepi, organizatorja e garës, thotë se kushtet për garueset janë: patentë shoferi, mosha mbi 21 vjeç dhe vetura në gjendje të rregullt teknike.

“Presim të jetë një ditë e mirë për dashamiret e automobilizmit, një ditë me shumë argëtim, ndërsa rezultatet nuk do të jenë në plan të parë“, ka thënë Rexhepi, e cila më pas ka shtuar: “Përveç argëtimit dhe garës, besojmë se në këtë mënyrë edhe do të sensibilizojmë botën femërore për ta bindur veten se është e barabartë me meshkujt në çdo sferë të jetës”, tha ajo.

Garuesja me vend të parë do të fitojë 200 euro, e dyta 150, dhe e treta 100. Po ashtu do të shpërblehet edhe garuesja që e arrin kohën më të mirë të shtegut. Për tri pozitat e para do të ketë edhe kupa dhe mirënjohje.

Gara sllallom

Lajme të ngjashme

Back to top button