Aktivistët: Ndërtimi i hidrocentralit “Fusha e Lukovës” do ta shkatërrojë rajonin e Rekës

Ndërtimi i hidrosistemit në Fushën e Lukovës, vendosja e digës 74 metërshe në rajonin e Rekës, do ta bëjë atë një sipërfaqe ndërtimi, do të humbet alternative e Lumit të Radikës që të shfrytëzohet uji për pije, ndërsa me devijimin e rrjedhës së lumit do të humbet gryka e Radikës.

Këto janë disa nga rreziqet që I kërcënohen këtij rajoni nëse realizohet projekti “Fusha e Lukovës”, alarmojnë aktivistët dhe qytetarët të cilët me peticione dhe deklarata të nënshkruara nga shkencëtarë botërorë po luftojnë kundër kësaj ideje.

“Un nuk besoj se diku në botë ndodh që në parqe nacionale të implementohet një projekt i këtillë. , Pasojat e katastrofës ekologjike do të varen nga lloji i projektit. Tek ne, në parkun e Mavrovës planifikohet të ndërtohen dy hidrocentrale Fusha e Lukovës dhe Ura e Boshkut. Ky ndërtim do të ketë ndikim negativ”, deklaroi në debatin në kampin e lirisë Daniela Jovanovska aktiviste.

“Ne do të luftojmë deri sa të mundemi, nëse nuk lëshon pe Qeveria, atëherë do të fillojë shpërngulja e tretë që do të thotë se rajoni i Rekës do të mbetet pa njerëz”, deklaroi Adem Sulejmanovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button