SHGM: Gjykata nuk guxon të polemizojë duke u fshehur pas zëdhënësit

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë përshëndet vendimin e Gjykatës themelore Shkup 1 për të emëruar zëdhënës të ri pas dy kumtesave skandaloze të Zyrës për marrëdhënie me publikun dhe pas publikimit të dëshmive materiale nga lënda e gazetarit Tomisllav Kezharovski,  para se të jetë shkruar vendimi.

“U bë e qartë se me kumtesa në emër të Zyrës për marrëdhënie me publikun nuk mund të mbrohet vendim gjyqësor, i cili ende nuk është i plotfuqishëm dhe mund të ndryshohet gjatë procedurës nga instancat më të larta gjyqësore. 
Gjykata nuk guxon të polemizojë me opinionin duke u fshehur pas zyrës për marrëdhënie me publikun. Në kumtesat nuk ishte e qartë nëse flet kryetari i gjykatës, gjykatësi që drejton lëndën për Kezharovskin ose ky është qëndrim i të gjithë gjykatësve të Gjykatës themelore Shkup 1“, thuhet në kumtesën e SAHGM-së. 

Në komunikatë më tej thuhet se “Nuk duhet të jesh ekspert juridik për të kuptuar se Kezharovski është gazetari i vetëm në Evropë i dënuar me burgim për zbulimin e identitetit të dëshmitarit të mbrojtur. Praktika gjyqësore e Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut në Strazburg flet se dënimi i shqiptuar maksimal për këtë vepër është burgim me kusht”. 

Lajme të ngjashme

Back to top button