Petkovski: Nuk mund t’i besohet më Gruevskit

Lideri i PRSD-së, Tito Petkovski, thotë se Nikolla Gruevski më nuk mund të jetë partner në negociatat për largimin e krizës politike, dhe duhet të gjendet një person i ri i cili do ta përfaqëson VMRO-DPMNE-në. Këtë këndvështrim e mbështetën edhe shumica e përfaqësuesve të partive opozitare në takimin e djeshëm me Zoran Zaevin.

“Gruevski është njeri që më nuk mund t’i besohet në asgjë. Sjellja e tij destruktive në sistemin nuk na mundëson të besojmë se mund të bëhen negociata në interes të shtetit. Ai duhet të mos jetë partner në negociatat, dhe për atë shkak duhet dikush tjetër ta zëvendëson në VMRO-DPMNE”, thotë Petkovski për Plusinfo.

Lajme të ngjashme

Back to top button