Me iftarin në shesh dhe Mbrëmjen Kuranore u përmbyllën Netët e Kulturës Islame në Shkup

Në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, përfunduan Netët e Kulturës Islame, organizuar nga Forumi Rinor Islam – Dega në Shkup. Ky aktivitet përfundoi me iftarin tradicional dhe me Mbrëmjen Kuranore.

Iftari u organizua në bashkëpunim me komunën e Çairit, në sheshin Skënderbeu të qytetit të Shkupit. Të pranishëm në këtë iftar ishin ambasadorë, përfaqësues të organizatave joqeveritare, përfaqësues të partive politike, hoxhallarë, profesorë, anëtarë, aktivistë e dashamirë të Forumit Rinor Islam. Pas iftarit fjalë rasti pati kryetari i FRI-së Dega Shkup, Hasan Baftijari, i cili përshëndeti dhe falënderoi të pranishmit që begatuan këtë aktivitet. Fjalë rasti pati edhe nënkryetari i përgjithshëm i Forumit Rinor Islam, Fisnik Shabani, që tregoi  shkurtimisht edhe për aktivitetet e realizuara nga FRI-ja përgjatë muajit Ramazan.

Fjala iu dha edhe përfaqësueses së Forumit Edukativ Arsimor, Akademikut Ferid Muhiç, kryetarit të komunës së Çairit, Izet Mexhitit si dhe ambasadorit të Katarit në Maqedoni.

Mbremja Kuranor - Shkup
Mbremja Kuranor – Shkup
Mbremja Kuranor - Shkup
Mbremja Kuranor – Shkup

Mbrëmja Kuranore vazhdoi më pas në orën 23:00, para xhamisë “Murat Pasha” me lexuesit e shquar Mustafa Ozxhan Guneshdodu, Ahmet Tajar dhe Xhihad Kodal që të tre hafëzllarë të shquar nga Republika e Turqisë. Në fund të kësaj mbrëmjeje, Hasan Baftijari, në emër të Forumit Rinor Islam, ndau mirënjohje për të tre mysafirët.

Mbremja Kuranor - Shkup (6)

Poashtu, u dekoruan edhe tre fituesit nga konkursi i shpallur për mësimin përmendësh të xhuzit Ame. Me një program shumë të pasur e të larmishëm, edhe këtë vit u përmbyll ky aktivitet, që u organizua tri net radhazi nga Forumi Rinor Islam – Dega Shkup.

Mbremja Kuranor - Shkup
Mbremja Kuranor – Shkup

Lajme të ngjashme

Back to top button