Avokati i Popullit: Nxënëseve nuk u ndalohet përdorimi i shamive në shkolla

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, i cili sapo e ka marrë pozitën nga paraardhësi i tij, në një intervistë për Kallxo LIVE ka folur për përdorimin e shamive në shkolla dhe për komunitetin e LGBT-së.

Jashari tha se me ligjet në fuqi, nxënëseve nuk u ndalohet përdorimi i shamive në shkolla, por iu lejohet atyre. Megjithatë, ai tha se kjo çështje duhet të rregullohet me ligj dhe të mos ketë mundësi për interpretime.

Kjo, sipas tij, është në duart e deputetëve si bartës të vullnetit të popullit nëse duan ta lejojnë apo ta ndalojnë përdorimin e shamive në shkolla.

Të njëjtën gjë ai e thotë edhe për komunitetin e LGBT-së. Miratimi i ligjit që e rregullon edhe këtë punë, sipas Avokatit të Popullit, është mënyra më e mirë.

Në intervistën e plotë ai flet për objektivat e tij në këtë pozitë, për rastet e paraardhësit të tij me Gjykatën Kushtetuese, për bashkëpunimin e tij me mediat dhe shoqërinë civile si dhe planin e tij për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Lajme të ngjashme

Back to top button