“Racizmi, islamofobia dhe anti-semitizmi në Europë, në rritje”

Sipas Këshillit të Europës, racizmi, islamofobia dhe anti-semitizmi në Evropë janë rritur ndjeshëm, raporton Anadolu Agency (AA).

Komisioni i Këshillit të Europës Kundër Racizmit dhe Intolerancës ka publikuar raportin për vitin 2014 ku në lidhje me raportin në një konferencë për shtyp Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland duke u shprehur se “racizmi, islamofobia dhe anti-semitizmi janë problemet kryesore që kërcënojnë të ardhmen e Evropës” i ka bërë thirrje liderëve politikë që të parandalojnë këtë situatë e cila sa vjen e rritet.

Sipas raportit theksohet se kriza e përjetuar vitin e kaluar në Lindjen e Mesme ka shkaktuar rritjen e Islamofobisë, antisemitizmit dhe ksenofobisë në Europë.

Në raportin ku tërhiqet vëmendja se shprehjet e anti-semitizmit të cilat janë në rritje në disa vende ku jetojnë intensivisht emigrantët muslimanë, theksohet gjithashtu se veçanërisht mes brezit të ri është shënuar rritje e armiqësisë ndaj hebrejnjëve.

Në raportin ku tërhiqet vëmendja se Islamofobia është bërë një tendencë në rritje në të gjithë Evropën theksohet gjithashtu se është vërejtur se liderët politikë duke u munduar për tia adresuar ngjarjet e terrorizmit Islamit dhe Muslimanëve e kanë kthyer situatën në një mjet politik.

Në raport gjithashtu theksohet se duke u punuar për të vendouur idenë se Islami është në konflikt me vlerat evropiane këto ide kanë filluar të gjejnë vend në shoqëri.

Në raportin theksohet se edhe personat me ngjyrë janë objekt i racizmit dhe ksenofobisë në vendet evropiane madje është cekur se edhe në vendet ku ata jetojnë në intentsitet kanë ende probleme të pranohen.

Theksohet gjithashtu se personat me ngyjrë në krahasim me të bardhët ndalohen më shpesh nga policia për ti pyetur indetitetin dhe se edhe në shërbimet shëndetësore nuk përfitojnë të njëjtat të drejta me të bardhët.

Në raport theskohet se ende në shumë vende të Europës anëtarët e komuniteti LGBT përballen me diskriminim dhe se në vende të caktuara janë shënuar përparime në lidhje me këtë çështje.

Lajme të ngjashme

Back to top button