Ugandë, arrestohen dy kandidatët presidencial

Dy kandidatët kryesorë presidencialë janë arrestuar në Ugandë për organizimin e takimeve pa lejen e policisë, raporton BBC.

Amama Mbabazi u arrestua në qytetin lindor Jinja, ndërsa Kizza Besigye u arrestua në shtëpinë e tij në kryeqytet.
Të dy këto janë ish-aleatë të ngushtë të Presidentit Yoweri Museveni. Ai pritet të kërkojë rizgjedhjen vitin e ardhshëm, por ende nuk është konfirmuar.

Amama Mbabazi
Amama Mbabazi

Z. Museveni e shkarkoi z. Mbabazi vitin e kaluar, duke i dhënë fund marrëdhënies së ngushtë pune prej më shumë se 20 vjet. Kështu që muajin e kaluar, z. Mbabazi u zotua se ai do të sfidojë z. Musevenin, duke kërkuar emërimin e partisë në pushtet, Lëvizjes Kombëtare Rezistenca (MKR).

Bashkë me të (Mbabazin) u arrestua edhe e bija, njëherit dhe zëdhënësja e tij, ndonëse nuk ka akuza të ngritura kundër tyre.

 

Kizza Besigye
Kizza Besigye

I arrestuari tjetër Dr- Besigye, ish mjek i z. Museveni, është nominuar për presidencialet, nga partia opozitare Forumi për Ndryshim Demokratik (FDC).

Z. Museveni ka qeverisur në Uganda që nga viti 1986, dhe kritikët e tij thonë se ai është bërë gjithnjë e më represiv. Megjithatë, përkrahësit e tij thonë se ai e ka rritur stabilitetin dhe i ka përmirësuar standardet e jetesës së ugandasve./Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button