​Kuvendi i Shqipërisë, një minutë heshtje për Srebrenicën

Kuvendi i Shqipërisë sot ka mbajtur një minutë heshtje në kujtim të viktimave të masakrës së Srebrenicës, ku 20 vite më parë humbën jetën 8 mijë njerëz të pafajshëm si pasojë e sulmeve serbe ndaj popullsisë myslimane të Bosnjës.

Ka qenë ish kryeministri Sali Berisha që ka kërkuar në shenjë solidariteti të mbahet një minutë heshtje, ndërsa ka përmendur edhe gjenocide të ngjashme nëpër të cilat ka kaluar edhe kombi shqiptar, si në Kosovë dhe në Shqipëri.

Berisha kujtoi këtu jo vetëm gjenocidin serb ndaj shqiptarëve të Kosovës por edhe ‘gjenocidin’ që shkaktoi regjimi diktatorial i Enver Hoxhës, që internoi dhe pushkatoi familje të tëra shqiptarësh.

Berisha tha se sot është një ditë solidariteti për popullin e Bosnjës, dhe për popullin shqiptar.

Lajme të ngjashme

Back to top button