Përkujtohen dëshmorët e 9 Korrikut të vitit 1997 në Gostivar

Një delegacion i Komunës së Gostivarit i udhëhequr nga kryetari Nevzat Bejta dhe kryesuesi i Këshillit komunal, Nasir Musliu, me rastin e ngjarjeve të 9 Korrik të vitit 1997 në Gostivar, bënë homazhe te varret e tre dëshmorëve të rënë, Nazmi Saliu në Turçan të vogël, Shpend Iseini në Forinë dhe Milaim Dauti në fshatin Dobërdoll.

Me këtë rast, kryetari Nevzat Bejta deklaroi se dëshmorët i takojnë kombit dhe mbetet obligim për të gjithë ne që gjeneratë pas gjenerate të përkujtojmë jetën dhe veprën e tyre. Kryetar Nevzat Bejta tha se nuk është e njerëzishme që me dëshmorët e kombit të manipulohet për qëllime politike, duke shtuar se keqpërdorimi në baza fetare dhe kombëtare nuk i sjell dobi ai individit dhe popullit që përfaqëson.

Përkujtohen tre dëshmorët e 9 Korrikut të vitit 1997 në Gostivar. Bejta “Me dëshmorët të mos bëhet politikë”   (4)

“Sot pas 18 vitesh kujtojmë dëshmorët e 9 korrikut në vitit 1997. Dëshmorët i takojnë kombit me sakrificën e tyre që bënë në mbrojtje të flamurit kombëtar më 9 Korrik të 97-ës. Sa të jetë jeta do t’i i kujtojmë dëshmorët e kombit dhe ne e kemi për obligim që amanetin e tyre ta çojmë në vend. Dëshiroj të them se nuk është e hijshme dhe njerëzore që të bëhet politikë me dëshmorët e kombit. Ka politikanë që përmes manipulimeve të tilla mundohet të përfitojnë dhe të bëjnë karrierë politike për qëllim dhe interesa personale. Me këto politikanë kombi jonë nuk mund të ece përpara”, tha mes të tjerash kryetari i Komunës, Nevzat Bejta.

Krahas drejtuesve të Komunës së Gostivarit, në homazhe morën pjesë edhe një delegacion nga Komuna e Vrapçishtit i udhëhequr nga kryetari Bajram Kadrija, drejtues të institucioneve lokale dhe qendrore, deputetë të zonës, familjarët dhe të afërmit e dëshmorëve.

Përkujtohen tre dëshmorët e 9 Korrikut të vitit 1997 në Gostivar. Bejta “Me dëshmorët të mos bëhet politikë”   (1)

Lajme të ngjashme

Back to top button