Kurti: Po marrim borxhe për mbijetesë, jo për tu zhvilluar

Deputeti i Vetëvendosjes Albin Kurti i cili foli në emër të Grupit Parlamentar të kësaj partie në kohën kur po diskutohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-001 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2015, tha se Qeveria e Kosovës po kërkon hua nga FMN-ja jo për tu zhvilluar por për mbijetesë.

“Në thelb të këtij rishikimi të buxhetit është marrëveshja me FMN-në dhe huamarrja në parim mund të jetë pozitive atëherë kur është për zhvillim, prodhim e progres mirëpo kur huamarrja është për mbijetesë, ajo jo vetëm që është e keqe por mund të bëhet edhe fatale për vendin tonë në një plan afatmesëm. Ju po e arsyetoni hyrjen në borxh ndaj FMN-së me rritje ekonomike mirëpo nuk po na e arsyetoni se në çfarë mënyrë do të bëhet kjo rritje”, është shprehur Kurti.

Lajme të ngjashme

Back to top button