Fjalimi i Cipras që shkaktoi polemika në Parlamentin Europian

Kryeministri grek, Aleksis Cipras është në qendër të vëmendjes për shkak të këmbënguljes së tij për mos pranuar propozimet e kreditorëve.

Një politikan që ka fituar simpati në Europë, por që ka krijuar edhe kundërshtarë.

Këtë e tregoi fjalimi i tij në Parlamentin Europian që nga disa u firshkëllye dhe nga disa u duartrokit.

Ja një pjesë e fjalimit:

Pjesa më e madhe e masmediave terrorizoi opinionin publik duke dashur t’i imponojë votën “Pro” planit të kreditorëve.

Qeveria ime është vetëm 5 muaj në pushtet, por programet e shpëtimit kanë këtu e 5 vjet që zbatohen.

Unë marr përgjegjësinë për 5 muajt e qeverisjes sime, por duhet të pranojmë që përgjegjësia për qorrsokaket e sotëm nuk i takojnë këtyre 5 muajve, por 5 viteve të programeve të shpëtimit që nuk na çuan agjëkundi.

Populli grek bëri një përpjeke të dukshme duke i shpenzuar të gjitha energjitë.

Respektoj përpjekjet e popujve të tjerë për t’iu nënshtruar masave shtrënguese, por në asnjë vend këto masa nuk ishin kaq të dhimbshme dhe me një zgjatje të tillë në kohë.

Atdheu im është shndërruar në një laborator eksperimentesh, të cilat kanë dështuar.

Atë po kërkojmë, një marrëveshje qe do të shënojë fillimin e daljes nga kriza, një dritë në fund të tunelit.

Nuk refozojmë të kryejmë reforma, mjafton që peshën e këtyre reforma të mbajnë ata që kanë mundësi dhe jo buxhetorët, të punësuarit dhe pensionistët.

Propozimet që kemi bërë nuk kanë për qëllim të shtojnë barrën mbi taksapaguesit europianë.

Paratë nuk përfunduan kurrë në Greqi, por u shkuan bankave. Ato shpëtuan. Problemi nuk është se programi i shpëtimit nuk po gjen mirëkuptim për t’u zbatuar, por ai pikësëpari duhet të jetë i zbatueshëm.

Megjithatë unë nuk jam nga ata politikanë që besojnë se për gjithçka e kanë fajin të huajt.

Për shumë vite qeveritë krijuan një shtet klientelist, shtuan korrupsionin dhe përzierjen e politikës me pushtetin ekonomik.

Nuk luftuan trekëndëshin e interesave mes klientelizmit politik, oligarkëve dhe bankave, nuk përmirësuan efiçencën e mekanizmave shtetërorë.

Prandaj dhe propozimet tona fokusohen në reforma që do ta ndryshojnë Greqinë.

Vota që na dha populli nuk është për të krijuar një përplasje me Europën, por me të shkuarën e vendit tim.

Europa është në një udhëkryq dhe kriza greke është dështimi i Eurozonës për të gjetur një zgjidhje të vetëfinancimit të borxhit. Na duhet një zgjidhje europiane.

Historia e Europës është një histori përplasjesh dhe kompromisesh, histori e bashkimit dhe jo e ndarjeve, prandaj flasim për bashkim.

Le të mos e shpërbëjmë”/

Lajme të ngjashme

Back to top button