Angela Merkel fillon vizitën zyrtare në Sarajevë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka mbërritur për një vizitë zyrtare njëditore në Bosnje dhe Hercegovinë në kuadër të turneut të saj ballkanik, raporton Anadolu Agency (AA).

Me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake kancelarën gjermane para insitucioneve të Bosnjes dhe Hercegovinës e ka pritur kryesusesi i Këshillit të Ministrave të BeH Denis Zvizdiç me të cilin mban takimin e parë në kuadër të vizitës në këtë vend.

Më pas pritet të vijojë takimi dhe dreka me kryesuesin dhe anëtarët e Presidencës së Bosnjes dhe Hercegovinës, Mlladen Ivaniç, Bakir Izetbegoviç dhe Dragan Çoviç.

Në orët e para të pasditës kryesuesi Denis Zvizdiç me kancelarën Angela Merkel do të vizitojnë “Galerinë 11/07/95”, galerinë e parë përkujtimore në BeH e cila ruan kujtimet e tragjedisë së Srebrenicës dhe 8.372 personave të vrarë nga gjenocidi serb.

Kancelarja gjermane Merkel pritet të mbajë edhe një takim me përfaqësueset e Shoqatës “Nënat e Srebrenicës”.

Lajme të ngjashme

Back to top button