Recension: LSDM-ja në paranojë dhe në mungesë të kapacitetit krijon profile të rrejshme

Ky lajm është pjesërisht i saktë. Me të vërtetë ekziston profil i rrejshëm i Martin Protugjerit në Twitter. Megjithatë, qasja se si është plasuar lajmi është e pashembullt dhe joprofesionale. Artikulli është shkruar vetëm që ta sulmojë partinë opozitare dhe kjo është bërë pa asnjë bazë. Aq më tepër, lajmi është joobjektiv dhe jopërmbajtësor. Prandaj, edhe sot gjendet këtu për recension.

protogerLinku deri te artikulli origjinal: LSDM-ja në paranojë dhe në mungesë të kapacitetit krijon profile të rrejshme

Data dhe koha e publikimit: 5.07.2015, 22:15

Data e recensionit: 07.07.2015

Recensues: Vllado Gjorçev

Profil në Twitter me këtë emër me të vërtetë ekziston. Dhe të gjithë pajtohen se profili është i rrejshëm. E vetmja gjë që është e panjohur, e këtë teksti as që përpiqet ta sqarojë në mënyrë të bindshme, është se kush e ka bërë atë. Kjo është punë e policisë, nëse Martin Protugjeri “i vërtetë” e ka denoncuar rastin në MPB. E nëse kjo nuk është bërë, më së paku për këtë kanë të drejtë të spekulojnë mediat, veçanërisht nëse kjo është bërë në këtë mënyrë.

Këtu kemi artikull i cili sulmon dhe akuzon pa asnjë bazë.

Pse dikush do të dyshonte se LSDM-ja e ka bërë profilin e rrejshëm? Nëpër rrjetet sociale vazhdimisht paraqiten profile të rrejshme. Të tilla ka edhe për njerëzit e pushtetit edhe për ata të opozitës. Mirëpo, pa dëshmi nuk guxon të akuzohet dikush se e ka bërë atë. Ky tekst nuk ofron një fakt të tillë. Ka vetëm sulm.

Poashtu, nuk ka as deklaratë nga shërbimet policore për ta vërtetuar tezën e autorit.

Prandaj, ky është vetëm një tekst që ka për qëllim ta sulmojë partinë opozitare. Gazetaria nuk është organ gjyqësor që të gjykojë. Ajo mund të kontribuojë të zbulohet e vërteta, mirëpo këtë duhet ta bëjë me metoda të njohura dhe transparente. Duhet pasur fakte për ta publikuar një pohim të këtillë. Prandaj, ky është tekst i pashembullt dhe joobjektiv, dhe nuk e ka vendin në një medie profesionale.

Lajme të ngjashme

Back to top button