Milani në “pole position” për Witsel

Skuadra e Milanit ka fituar garën me Juventusin për transferimin e yllit të Zenit Saint Petersburgut, Axel Witsel.

Menaxheri i lojtarit belg, Riccardo Napolitano ka konfirmuar se Rossonerët janë pran transferimit të Witsel, raporton Calciomercato

“Axel nuk ishte i bindur fillimisht me propozimin e Milanit, pasi Ai kishte dëshirë të luante një një ekip që është në Ligën e Kampionëve. Por, Rossonerë , megjithatë, ishin shumë këmbëngulës dhe lojtari pranoi ofertën e tyre”, ka deklaruar ai.

Milani janë të gatshëm të shpenzojnë 20 milion euro për belgun, por klubi rus po kërkon 30 deri në 35 milion për të.

“Juventus ishte vënë pas Witsel nga fillim i verës, por me Vidalin dhe Pogba në ekip nuk ka gjasa për transferim. Nëse njeri largohet, atëherë ai mund të jetë një prioritet për Juven”, ka përfunduar Napolitano.

Lajme të ngjashme

Back to top button