Rusia: Snowden i lirë të flasë për çfarë të dojë, por jo brenda territorit

Nisur nga deklaratat e ish-konsulentit të shërbimeve amerikane Eduard Snowden, se dëshiron të flasë para deputetëve gjermanë, Rusia i ka dhënë leje Snowden-it, të flasë për ç’të dëshirojë, por jo brenda territorit të Rusisë.

“Ai ka një status të përkohshëm refugjati. Ky status nuk parashikon kufizime për lëvizjet brenda vendit apo bisedimet me cilindo”, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.

Presidenti rus, Vladimir Putin i vuri kusht ish-konsulentit Snowden të ndalte deklaratat e tij në dëm të SHBA-së për të qëndruar në Rusi.

Peskov u shpreh sot se kushti i lartpërmendur ishte ende në fuqi. “Askush nuk do t’i lejojë atij përdorimin e territorit të Rusisë për të dëmtuar interesat amerikane”, theksoi Peskov. 

Por ai tha gjithashtu se Snoëden ishte i lirë t’u thonte ç’të donte prokurorëve gjermanë mbi çështjen e përgjimit të kancelares, Angela Merkel dhe se në të njëjtën kohë, ishte i lirë të udhëtonte edhe drejt Gjermanisë. 

“Askush nuk e ruan këtu. Ai nuk po mbahet peng, është i lirë të bëjë valixhet e të shkojë ku të dojë”, megjithatë se ish-konsulentit do t’i duhej të bënte sërish kërkesë për azil në Rusi në rast se largohej nënvizoi Peskov. (BW)

Lajme të ngjashme

Back to top button