Nevoja për krijimin e një sistemi modern arsimor bazuar në modelet e mësimdhënies

Tani në ,,pushim,,kur mësimdhënësit kemi pak kohë të lirë,pasi që tani për çdo ditë nuk plotësojmë ditar elektronik,dhe sado kudo pak jemi larguar nga kontrollet e mbingarkuara dhe të pakuptimta nga organet e MASH,mund të japim mendime për përmirësimin dhe ngritjen e cilësisë në arsim.

Për të bërë një analizë të modeleve arsimore në RM, dokumenti i parë që të jep kahje se ku është arsimi tani dhe ku duhet të jetë është Programi nacional për zhvillimin e arsimit prej 2005 deri 2015.Programi nacional për zhvillimin e arsimit i anticipon nevojat afatgjatë të shtetit në planin e arsimit dhe implikon gatishmëri që garanton se vizioni, idetë dhe vlerat që i përmban ky dokument strategjik do të realizohen.

Suksesi nacional dhe ai ndërkombëtar i RM, drejtpërdrejt është i determinuar nga zbatimi e aplikimii standardeve të larta në arsim, përparimi i hulumtimeve dhe përforcimi i kreativitetit dhe risive, kultivimit të specifikave në dallimet kulturore dhe përdorimi i teknologjisë bashkëkohore komunikatave-informative(TIK), si kusht për krijimin e modeleve të përshtatshme dhe të zbatueshme me nevojat lokale por të sinkronizuara me ato globale.

Vlera strategjike e këtij dokumenti, për çdo qytetar dhe pjesëmarrës në arsimim,në fillim paraqiste mundësin, që qëllimet dhe përcaktimet e tyre të mund të realizohen. Sistemi arsimor, hulumtimet dhe risitë dhe zhvillimi i të mirave dhe njohurive të bazuara në aftësi, manifestohen si elemente përbërëse të kësaj kompetence.Prej vitit 2005 e këndej në mënyrë aktive dhe direkte kam përcjellur realizimin e këtij dokumenti strategjik dhe afatgjatë,si pjesmarës i drejtpërdrejtë në procesin arsimor,pjesmarës në shumë trajnime për ngritje profesionale,studime pasdiplomike.

Sipas literaturës së lexuar hasen disa lloje të modeleve të mësimdhënies edhe atë;

Grupi i modeleve shoqërore
Grupi i modeleve të procedimit të informacioneve
Grupi i modeleve te sistemeve të sjelljes
Grupi i modeleve të zhvillimit individual

Ky lloj i modeleve në sistemin arsimor në RM,nuk gjen një zbatueshmëri të duhur ,nuk ekziston një lidhje sistematike mes modeleve, dhe se projektet e ndryshme që realizohen bëhen në mënyrë stihike,pa kontinuitet në procesin arsimor .

Nuk ekziston një mbikëqyrje evidente ,profesionale dhe apolitike, por tani me ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për arsim fillor parashihen vetevaulimet e shkollës,vlerësimi ekstern e intern, si mënyrë për vlerësimin objektiv të institucioneve arsimore ,në kompetencë të QPSH ,gjë që ka opinion se bëhen në mënyrë formale, me mjaftë gabime,e jo në funksion të rritjes së cilësisë dhe kualitetit në nxënie.

Lëndët që mundohen të shtihen si lëndë zgjedhore nuk kanë një lidhshmëri me mësimin e integruar,me këtë bëhet një mbingarkesë e tepërt me lëndë të obligueshme,lëndë fakultative dhe lëndë zgjedhore,me këtë numri javor i lëndëve në klasën e tretë arrin edhe mbi 24 orë,që nuk përputhet me moshën,aftësitë psikologjike-sociale dhe shkathtësitë e nxënësve.

Në sistemin arsimor në RM sipas analizës dhe konkludimit tim,shumë pak është i përdorur modeli i zhvillimit individual,shumë pak janë të përdorura metoda për punë të pavarur që mundësojnë zhvillimin e shprehive dhe shkathtësive pozitive ,sidomos punën me nxënës të talentuar, si mënyrë më efikase për zhvillimin e kreativitetit dhe aftësive kreative,ky lloj i të nxënit do të mundëson që më vonë këta nxënës të jenë bartës të aktiviteteve të ndryshme shoqërore me qëllim të zbatimit të shoqërisë së dijes.

Sipas analizës së kësaj gjendje në sistemin arsimor në RM janë këto dobësi:

Dominimi i qasjeve tradicionale në procesin mësimor.
Politizimi i skajshëm i institucioneve arsimore.
Favorizimi i faktografisë të njëanshme të një etniteti nacional dhe enciklopedizmit të diturive.
Mungesë e mësimit me orientim qëllimor .
Statusi dhe pozita pasive e nxënësit në mësim.
Mungesë e standardeve për shkollë efektive dhe mësim cilësor.
Qëndrueshmëri e pamjaftueshme e projekteve,rinovimeve.
Përkrahje e pamjaftueshme teknologjike e procesit mësimor, si dhe histori e pamjaftueshme e TIK në proceset e mësimit dhe të mësuarit .
Kushte jo të barabarta për mësim në mes mjediseve rurale dhe urbane.
Mungesë e sistemit koherent dhe trupit të pavarur për kontrollë të cilësisë .
Lëndët nuk kanë një lidhshmëri me mësimin e integruar.

Duke u bazuar në këta dobësi evidente e patjetërsueshme është nevoja për të bë ndryshime në fusha të ndryshme arsimore duke filluar prej motivimit të arsimtarit,plan-programeve,metodologjisë,qasjes,sjelljes dhe motivimit të nxënësve,prindërve ,pra duhet një reformë totale e bazuar në koncepte dhe modele të vërtetuara perëndimore por të adaptuara për sistemin tonë arsimor,me theks të veçantë mbajtjes së një konference shkencore me karakter arsimor ku do të merrnin pjesë drejtpërdrejtë mësimdhënësit,që konkluzat e këtyre të jenë kahje për përpilimin e një dokumenti strategjik afatgjatë.

Modeli alternativ i cili do të mund të gjen zbatueshmëri në sistemin arsimor ,sipas mendimit tim konkretisht do të bazohet në këtë ndryshim; ndryshimin e qasjes ndaj nxënësit, theks i veçantë t,i jepet punës me nxënës të talentuar, dhe rritjes së kapaciteteve dhe aftësive për të nxënë dhe motivimin pozitiv të mësimdhënësve.

Dhe në fund duke u bazuar në psikologun e njohur amerikan Abraham Maslou ,i cili është i njohur me ,,Teorinë e hiearkisë së motiveve,, dhe kontributi i tij në grupin e motiveve individuale,do të kisha preferuar sa më tepër punë për zhvillimin e shprehive dhe shkathtësive për vetëvlerësim të nxënësve ,si kusht i mëtejshëm për zhvillimin e vetaktualizmit thelbësor, e jo vetëvlersimit sipërfaqësor, me qëllim të zbatimit të shoqërisë së dijes.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Jetojme ne kohen e zhvillimit te hovshem te teknologjise dhe deshires se madhe qe te jemi ne hap me kohen. Institucionet arsimore ne RM qe te jene ne hap me kohen pa marre parasysh infrastrukturen e dobet ven ne funksion vlera te pa kongrolluara duke e ngarkuar nxenesin, arsimtarin por edhe prindin. Ne procesin arsimor mbisundon formaliteti dhe per fat te keq vleresimi real dhe i drejt. Ne arsimin tone ngel sfide e madhe puna e motivimit te nxenesit dhe arsimtarit. Te gjithe pajtohemi se duhet ndryshuar gjerat por duhet te pajtohemi se pa ndryshuar vete ne nuk mund te ndryshojme te tjeret.

    1. Jo rastësisht i nderuar,kam shënuar se duhet të trajtohet problemi me këndvështrim të gjithanshëm,duke i trajtuar të gjithë resurset,variabet që ndikojnë në arsim,prej udhëheqësve të shkollave,mësimdhënësit,nxënësit,prindërit,MASH,pushteti lokal,arsimimi dhe edukimi me rrjedhat e kohës…..të gjithë këto faktorë ndikojnë në etosin(klimën)në shkollë,ndërsa të gjithë ne jemi atje në shkollë,për nxënësit,prandaj kam potencuar punën dhe përmirsimin e kushteve në funksion të ngritjes dhe marjes së diurive,aftësive e shkathtësive të nxënësve…..një legjislativë e bazuar në nevojat e këtyre faktorëve ,patjetër do të ndikon në ndryshim e përmirsim,e nëse vetëm kritikojmë mësimdhënësit pa trajtuar edhe faktorët tjerë,do të ngelim në vend.

Back to top button