Reagim nga zyra e BE-së: Qëndrojmë të gatshëm për të ndihmuar

“Jemi të informuar me porositë nga konferenca e shtypit të liderit opozitar Zoran Zaev dhe ngelim të gatshëm për të ndihmuar” thuhet në reagimin e parë të zyrës së BE-së në Shkup.

Në konferencë Zaev deklaroi se negociatat janë të pasuksesshme dhe se Gruevski nuk ka respektuar marrëveshjen e 2 qershorit duke shtuar se do të vazhdoj me publikimin e bombave në kuadër të projektit “E vërteta për Maqedoninë”.

Reagim ndaj konferencës së Zaev kishte edhe Komisioni Evropian.

Zëdhënësja e KE-së Maja Kocijançiq për “Meta” deklaroi :

“Qëndrimi jonë është i qartë, urgjentisht iu bëjmë thirrje partive që të gjejnë kompromis në interes të shtetit dhe qytetarëve. Marrëveshja e 2 qershorit e ofron bazën e nevojshme dhe s’ka kohë për të humbur”.

Lajme të ngjashme

Back to top button