Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, posaçërisht në gjysmën e parë të ditës. Në orët e pasditës do të paraqitet rritje kaluese e vranësirave me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të fuqishme veriore të cilat do të jenë më të pranishme në pjesët perëndimore dhe veriore të vendit.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 14 deri më 22 gradë Celsius, ndërsa e ditës prej 33 deri 39 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm, paradite me diell dhe shumë i nxehtë. Pasdite do të paraqitet rritje kaluese e vranësirave me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të fuqishme veriore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 17, ndërsa e ditës do të ngjitet deri në 35 gradë Celsius.

Lajme të ngjashme

Back to top button