Kuvendi sot diskuton shkurtimin e pagave

Kuvendi i Kosovës sot mban seancën e rregullt, ku do të shqyrtohet rishikimi i buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2015. Me këtë projektligj është paraparë të ketë shkurtime afër 49 milionë euro tek kategoritë paga dhe mëditje, udhëtimet, mallra dhe shërbime, si dhe tek kategoria e derivateve të naftës.

Po ashtu, do të shqyrtohet projektligjit për faljen e borxheve publike, pastaj raporti të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2014, si dhe raporti i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2014.

Gjatë kësaj seance është paraparë të votohet edhe rekomandimi i Komisionit për të Drejtat e Njeriut, lidhur me peticionin e qytetarëve të Rahovecit për ndriçimin e fatit të Ukshin Hotit, votimi i rekomandimeve të Komisionit lidhur me Peticionin kundër shtrenjtimit të çmimit të Energjisë Elektrike, votimi për emërimin e anëtarit në Këshillin Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës, si dhe votimi i Raportit vjetor për gjendjen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës për vitin 2014.

Deputetët do të votojnë edhe për zgjedhjen e Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button