Malajzia ka gati rezolutën për fluturimin MH17

Më 8 korrik, Malajzia ka qarkulluar një draft-rezolutë në Kombet e Bashkuara, për themelimin e një gjykate ndërkombëtare për garantimin e një hetimi të pavarur për përgjegjësit e rrëzimit të fluturimit MH17 në Ukrainë.

Ky veprim u kundërshtua fuqishëm nga Rusia, e cila tha se veprimet kundër autorëve është veprim i nxituar.

Russia është kundër idesë së themelimit të një tribuali për shkak se hetimi për incidentin nuk ka mbaruar akoma”, ka shkruar në Twitter, zëvendësministri i Jashtëm rus, Gennady Gatilov, shkruan REL.

N jë hetim ndërkombëtar i cili po udhëhiqet nga Holanda, nuk do të paraqes të gjeturat e saj deri në tetor edhe pse prokurorët besohet se janë duke ndjekur dëshmi që indikojnë se separatistët pro-rusë kanë përdorur një raketë tokë-ajër të dhuruar nga Rusia për të rrëzuar aeroplanin.

Rusia ka mohuar çdo pretendim se është e përfshirë në këtë incident, ku u vranë më shumë se 300 persona.

Pajtimi i Rusisë për këtë rezolutë duhet, pasi ajo mund të përdor veton në rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kosovës.

Draft-rezoluta e Malajzisë do të themelonte një gjykatë në bazë të ligjeve të OKB-së, e cila do të që do të thotë se përpjekjet e gjykatës për të ndjekur penalisht përgjegjësit, mund të bëhet edhe përmes zbatimit të sanksioneve.

Lajme të ngjashme

Back to top button