Edhe këtë vit do të mësojnë me librat e shkatërruar

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme edhe këtë vit do e fillojnë me librat falas që morën nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës para gjashtë viteve.

Kualiteti i dobët dhe përmbajtja e tyre skandaloze janë disa nga ankesat e shumta që bënë drejtorët, arsimtarët dhe prindërit shqiptarë, mirëpo ato nuk largohen edhe këtë vit, kurse nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës ende nuk përgjigjen lidhur me këtë çështje.

Drejtori i gjimnazit “Ibrahim Temo” në Strugë, Xheladin Muça thotë se vitin e kaluar ka bërë kërkesë për furnizim me libra të rinj, por e njëjta është refuzuar.

“Kemi nevojë për libra, që 6 vite jemi duke punuar me të njëjtin, ky është viti i shtatë, janë shkatërruar tërësisht. Vitin e kaluar bëra një kërkesë deri tek Ministria e Arsimit për tu pajisur me tekste të reja, por nuk mora asnjë përgjigje dhe një gjë e tillë nuk u realizua”, tha për Portalb, Muça.

Ai shtoi se edhe për këtë vit s’do ketë libra të rinj.

“Kam bisedu me disa që njoh në MASH dhe më kanë thënë që as mos të lodhem të bëj prap kërkesë se libra të rinj nuk do të ketë as këtë vit. Ky viti i 7 do të bëhet që punojmë me të njëjtat libra. Kjo është skandaloze”, shtoi Muça.

Starti i vitit të ri shkollor në shtator do të jetë shumë i vështirë shprehet mësimdhënësi i shkollës fillore “Istikball” në Tetovë, Imerja Ademi.

“Kemi informacionin që librat nuk do të ndryshojnë dhe ata janë të shkatërruar. Ka gabime edhe në përmbajtje si dhe kualiteti është shumë i dobët, janë grisur janë shkatërruar. Gjithashtu edhe librat e rinj të Kembrixhit janë skandal. Nuk di çfarë të them, vetëm mund të them se viti i ri shkollor që do të startojë në shtator nuk do të jetë fare i lehtë”, tha për Portalb, Ademi.

Madje gjatë vitit që lamë pas disa prindër shqiptarë morën iniciativën që vetë të sigurojnë libra të rinj për fëmijët e tyre.

“Librat janë tërësisht të shkatërruar dhe me këto nuk mund të zhvillohet mësimi. Jemi në bisedime me prindërit tjerë dhe unë personalisht fëmijës tim do ja siguroj librat e rinj në të cilët do të mundet edhe të shkruaj edhe të mësojë pa u frikësuar se do t’i dëmtojë ato”, tha Agim Ajrullahu, prind fëmija i të cilit mëson pranë shkollës fillore “7 Marsi”, në Shkup.

Këtë problematike kohë më parë e trajtoi edhe Nuhi Dardhishta, kryetar i LASH-it, i cili tha për Portalb se autorët shqiptarë janë të bllokuar nga vetë fakti se këto marrëveshje për librat e Kembrixhit dhe libra të huaj kanë mbyllur konkurset e autorëve vendas.

“Ky është një lloj diskriminimi si për neve shqiptarët ashtu edhe për maqedonasit. Pse të merren libra nga jashtë? Ata ndoshta janë shumë të mirë mirëpo neve nuk kemi kushte që të punojmë me to. Shkaku i këtyre marrëveshjeve, MASH ka mbyllur konkurset për autorët dhe në këtë mënyrë askush nuk mundet të jep programet e tyre të cilat mund t’i kenë realizuar në tekst shkollor”, theksoi Dardhishta.

Ndërkaq nga MASH që para dy viteve patën thënë që pas 5 vite librat që u shpërndanë fala do të dalin nga përdorimi.

LEXO MË SHUMË:

 Librat e Kembrixhit aspak nuk janë të përshtatshme për Maqedoninë

Librat e Kembrixhit katastrofal, bëhet fjalë për biznes 12 milion eurosh

 Kembrixhi, librat e vjetërsuara dhe gabimet skandaloze do të shoqërojnë nxënësit këtë vit

 Tekstet shkollore shtrembërojnë faktet historike për fiset Ilire

 Edhe ky vit me gabimet skandaloze në tekstet shkollore, vitin tjetër libra të rinj

MASH nuk përfill Ambasadën e Kosovës as reagimet e shumta, libri i Shoqërisë nuk tërhiqet

 Librat falas të shkatërruara, prindërit marrin iniciativë për të blerë libra të ri

Lajme të ngjashme

Back to top button