Ku do ta çojë referendumi grek Europën

Referendumi i të dielës në Greqi tregoi që një shtet mund të vendosë vetë për fatin e vet. Përsëri… Ciladoqofshin koniukturat politike dhe pasojat sociale mbi shtetin, Grekët vendosën të vendosin vetë për fatin e tyre. Në parim kjo është demokracia. Që një popull të hartojë fatin e vet nëpërmjet formës më direkte të demokracisë; është mënyra më e mirë për t’i dhënë mundësinëatij të vendosë për fatin e vet. Kuptohet që zgjedhjet jo gjithmonë janë të drejta, rrjedhimisht vendimet nuk janë gjithmonë ato të duhurat. Por e drejta e popullit për të vendosur për vete duhet të respektohet. Këtë duhet ta kuptojnë shtetet si Gjermania dhe Franca që ishin avokatët më të mëdhenj të PO-së në referendumin e të dielës së shkuar.

Duke e lënë këtë mënjanë dhe duke iu kthyer pasojave reale të JO-së së referendumit, parashtrohen pyetje të vështira përpara lidershipit grek të cilat do të trasojnë rrugën jo vetëm të ardhmërisë së Greqisë, por edhe ardhmërisë së Bashkimit Europjan dhe valutës së përbashkët – EURO-s. Nuk mund të parashikohen akoma pasojat e referendumit përderisa nuk përfundojnë bisedimet EU-Greqi lidhur me ristrukturimin e borxhit dhe likuiditetit të bankave greke. Por ajo qëështë e qartë, dhe që duhet marrë si sinjal nga BE-ja është që duhet një ristrukturim i thellë në sistemin monetar europjan. Dalja e Greqisë nga EURO zona mund të jetë një ndër zgjidhjet më të thjeshta për t’u ideuar, por pasojat e një lëvizjeje të tillë do të ishin asgjë përvec të dëmshme jo vetëm për Greqinë por edhe për EURO-n. Vetëm lëvizjet e javës së kaluar në drejtim të vlerës së EURO-s në tregjet ndërkombëtare tregojnë që valuta europjane nuk është fare stabile me gjithë injektimet e vazhdueshme të Bankës Europjane në ekonomitë në lëngim. Rasti i Greqisë nuk është i izoluar. Shembuj të ngjashëm janë Spanja dhe Portugalia, të cilat mund të jenë shtetet e ardhshme që ndoshta do të vendosen para një dileme të ngjashme me Greqinë. Ndërkaq lëvizjet e fundit politike në Britani të Madhe tregojnë që stabiliteti i BE-së nuk varet vetëm nga stabiliteti monetar. Vend i madh si Britania e Madhe kërkon që të bëhen reforma qenësore në të gjitha nivelet e BE-së.

Roli i shteteve pionere të BE-së (Gjermania dhe Franca) në këtë krizë duhet të jetëvendimtar dhe revolucionar. Rasti i Greqisë duhet të shërbejë si shembull se si të mos ballafaqohen krizat e ardhshme që janë të pritshme në Spanjë dhe Portugali. Këto tre shtete janë shumë të përafërta nëse shihen thjesht numrat. Borxhe marramendëse, që tejkalojnë nivelin e GDP-së. Realisht edhe Spanja edhe Portugalia janë të bankrotuara. Në rastin e Spanjës borxhi është rreth 100% në raport me GDP-në, ndërsa Portugalia ballafaqohet me një borxh prej 130% të GDP-së. Borxhi i Greqisë kundrejt GDP-sëështë mbi 180%. Kur kihen parasysh nivelet e rritjes ekonomike të shënuara në këto tri vende, nivelet e larta të papunësisë që shënojnë rekorde negative atëherë bëhet e vështirë të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme në bazë të konturave të tanishme ekonomike. Të paktën teoritë moderne kejnzianiste nuk mund të ofrojnë zgjidhje në këtë moment. Kjo për shkak se pistonët e mëkëmbjes ekonomike në bazë të këtyre teorive duhet të jenë shpenzimet qeveritare, të cilat duhet të sigurohen nëpërmjet borxhit publik në mungesë të fondeve të veta tëkrijuara nga kursimet. Ndërkaq nivelet e stërlarta të borxhit, sic tregojnë numrat më lartë, dëshmojnë që një gjë e tillëështë e pamundur.

Hapi i parë që duhet të ndërmerret tani është të ndalohet dalja e Greqisë nga eurozona, si sinjal jo vetëm ekonomik, por edhe politik për të gjitha vendet tjera në krizë që rrezikohen nga borxhet e tyre dhe nga politikat e paqëndrueshme ekonomike. Hapi i dytë do të kishte qenë krijimi i një fondi sigurues të krijuar nga të gjitha shtetet anëtare, e sidomos nga shtetet më të fuqishme – Gjermania, që do të ndihmonin vendet në rrezik jo nëpërmjet ristrukturimit të borxheve dhe injektimit të ekonomive nëpërmjet sistemit të borxhit. Ajo që nevojitet më së shumti është reforma në vetë sistemin e BE-së që do të krijonin dispozitat e realta të kontrollit të realtë të shpenzimeve dhe borxhit.

Lajme të ngjashme

Back to top button