Aranguiz – Chelsea shumë afër kontratës

Trajneri portugez i Chelseat, Jose Mourinho, është afër nënshkrimit me yllin e sapozbuluar të Kilit, Charles Aranguiz.

Ky i fundit pati paraqitje tejet të mira me përfaqësuesen kiliane në Kupën e Amerikës, duke tërhequr interesimin e Chelseat.

Mediat britanike njoftojnë se Mourinho është afër marrëveshjes me lojtarin i cili luan me Internacional.

Ky klub ka kërkuar hiq më pak se 16.1 milionë funte për kilianin.

Lajme të ngjashme

Back to top button