Han: Mos humbni kohë, arrini marrëveshje!

Ndërkohë, Komisoneri për zgjerim i BE-së, Johanes Han ka shprehur shqetësimin e tij për situatat në Maqedoni. Në intervistën e tij për “Radio Evropën e Lirë” Han vlerëson se Maqedonia po humb kohë dhe se politikanët po vendosin interesat e personale mbi ato shtetërore duke theksuar se demokracia mbështetet në kompromise.

Ai tha pret që marrëveshja përfundimtare mes pushtetit dhe opozitës të arrihet deri më 20 korrik kur edhe do të mbahet takimi i Këshillit për asociim në Bruksel, në të cilin do të merr pjesë edhe përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe sigurisë, Federika Mogerini. Në takimin do të diskutohet për raportin e përparimit të vendit, që do të publikohet në vjeshtë. Han përsëriti se në takimin e fundit të këshillit për punë të jashtme është biseduar për situatën në Maqedoni, edhe se shefat e diplomacive kanë shprehur shqetësimin e thellë për gjendjen në Maqedoni. “Pas këtyre diskutimeve dhe qëndrimeve unë nuk mund të paramendoj se do të ketë vlerësime pozitive në rast se nuk bëhet asgjë”, shprehet Han në intervistën për “Radio Evropa e Lirë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button