Transporti urban, rregulla dhe çmime të reja për pasagjerët

Qyteti i Shkupit miratoi një vendim me të cilin transportuesve publik do t’ju paguajë nga 1 euro për çdo kilometër të vozitur me udhëtarë.

Vendimi do të realizohet paralelisht me zbatimin e sistemit të ri të pagesës me bileta elektronike ku qytetarët do të paguajnë autobusin në bazë të sistemit tarifor zonal. Pasagjerët do të kenë mundësi të ndërrojnë autobusë duke shfrytëzuar një biletë, për kohëzgjatje të caktuar. Do ketë biletë sezonale, mujore, javore apo vetëm për fundjavë.

Kartela e thjeshtë për pagesë do të mund të shfrytëzohet edhe për autobusët e Ndërmarrjes Transportuese “Shkupi”, edhe për autobusët privat. Paratë që mblidhen nga biletat do të shkojnë tek Qyteti i Shkupit, i cili më pas do të bëjë shpërndarjen në bazë të kilometrave të kaluara të çdo mjeti të regjistruar për transport. Se sa para do të fitojnë transportuesit varet edhe nga vozitja e tyre në kohë dhe numri i udhëtarëve që do të bartin, por edhe një sërë kriteresh të tjera. Për këto do të fitojnë pikë negative apo pozitive që do të ndikojnë në fitimin e tyre përfundimtarë. Mbi 50 pikë negative të fituara, me automatizëm ulin fitimit e shoferit. Ky sistem do ta kushtojë Qytetin e Shkupit afro 3 milion euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button