Mesazhi i Merkelit lidhet me ngjyrat që ajo i veshë!

Ajo që bie në sy gjatë paraqitjeve publike të kancelares Merkel janë xhaketat që ajo mban vesh dhe ngjyrat që i zgjedh me kujdes për të përquar mesazh.

Stilin e veshjes së Angela Merkel, madje e ka komentuar edhe i famshmi Karl Lagerfeld i cili e ka quajtur “ok”. Pantallonat e drejtë deri në fund të këmbëve, xhaketa e zgjatur me xhepa që mbërthehet me tri pulla. Flokët e shkurta, aksesorët diskret, makijazhi që nuk bie shumë në sy dhe këpucët e rrafshëta, janë ato që e karakterizojnë kancelarin gjermane.

Por ajo çfarë është interesant se Merkel, sipas këtij shkrimi, ndërron ngjyrën e xhaketës, varësisht nga vendi ku shkon, dhe me kënd atë ditë do të takohet dhe çfarë do të bisedojë me atë. Ngjyra e purpurt dhe vjollce janë për takime më pak formale, ku nuk trajtohen çështje serioze.

Ngjyrën bezhë dhe të bardhë, e veshë vetëm atëherë kur dëshiron të përcjellë mesazh të paqes, e kaltra kur duhet të veprojë me seriozitet por jo shumë strikt sikurse me ngjyrë të zezë, derisa ngjyra e gjelbër tregon optimizëm por edhe qetësi dhe ekuilibrim, shkruan “Mondo”, transmeton lajmi.net.

Besoni apo jo, modelin e xhaketës së saj të famshme e ka shpikur, dizajnerja Betina Sonbek, e cila e ka qepur në më shumë se 90 nuanca, në mënyrë që ti përshtatet çdo rasti.

Lajme të ngjashme

Back to top button