Tsipras: Problemet e Greqisë janë edhe të Europës

Kryeministri grek, Alexis Tsipras ka deklaruar se problemet e Greqisë janë probleme të Europës dhe Europa duhet ti gjejë një zgjidhje kësaj situate, raporton Anadolu Agency (AA).

Tsipras në lidhje me debatin për Greqinë në takimin e Parlamentit Europian në Strasbourg mbajti një fjalim ku duke vënë në dukje se në aspektin social do të dyfishojë përpjekjet për të gjetur një zgjidhje të drejtë për krizën financiare në Greqi, tha se nuk dëshiron të bëjë gabimet që ka kryer në të kaluarën.

Ai ka mbrojtur idenë se marrëveshjet e mëparshme të vendit të tij kanë shkaktuar një “ngërç të kursimeve” dhe se në ekonominë greke kanë krijuar një cikël jo prodhues dhe ka theksuar se duhet ti jepet rëndësi votimit të guximshëm të grekëve në referendum.

Tsipras gjithashtu tha se: “Reformat do të ndërmerren, por Greqia në të njëjtën kohë ka nevojë për një marrëveshje që duhet të merren parasysh përpjekjet e mëdha në sakrificat që ka bërë deri më sot populli grek”.

– “Nuk kanë mbërritur tek qytetari i thjeshtë”-

Tsipras i cili ka vënë në dukje se paratë dhëna për vendin me planet e mëparshëm të rimëkëmbjes nuk kanë mbërritur kurrë tek qytetarët grekë, tha se marrëveshja që do të bëhet duhet të sigurojë mundësinë e një plani për likuiditetin që i nevojitet vendit, të mbështesë vazhdimësinë e borxheve të vendit dhe të krijojë vende pune në afat të mesëm.

Ai u shpreh se qeveritë e mëparshme kanë zbatuar një sistem joefikas në mbledhjen e taksave dhe ka mbrojtur idenë se këto reforma janë përtej kufijve që një qytetar i zakonshëm mund të përballet.

Tsipras i cili ka pretenduar më tej se mbështetja për Greqinë ndaj borxheve nuk do të vijë në kuptimin se do të merren para nga qytetarët që paguajnë taksa në Europë tha se: “Problemet e Greqisë janë probleme të Europës dhe Europa duhet ti gjejë një zgjidhje kësaj situate”.

Në referendumin e mbajtur ditën e dielë në Greqi paketa e shpëtimit e propozuar nga kreditorët u refuzua me 61.3 përiqnd, kundrejt 38.7 përiqnd të votave pro.

Liderët e Eurozonës i kanë dhënë afat Greqisë që të paraqesë një propozim konkret deri ditën e enjte, ndërsa për të zgjidhur situatën e vendit vendosën të mblidhet për herë të fundit më 12 korrik ditën e dielë.

Lajme të ngjashme

Back to top button