OH Hilal me aksion humanitar në Shtip

Organizata Humanitare Hilal, e cila vepron në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame, vazhdon me karvanin e saj humanitar.

Karavani humanitar i OH Hilal arriti edhe në Myftininë e Shtipit. Kryetari i i kësaj organizate humanitare, Mustafa ef. Dauti, së bashku me Myftiun e Shtipit, H. Isa ef. Ismaili, shpërndanë 250  paketa me artikujt të ndryshëm ushqimor e higjienik për skamnorët dhe të varfërit e Shtipit si dhe të disa vendbanimeve përreth këtij qyteti.

“Sot aksionin humanitar e shtrimë edhe në Myftininë e Shtipit. Falë përkrahjes së Reisul Ulemasë së BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, ne po ia dalim që të depërtojmë në tryezën e çdo familje që ka nevojë, të depërtojmë në sofrën e skamnorëve dhe jetimëve e t’ua zbusim sado pak gjendjen e tyre”, tha Mustafa ef.Dauti, Kryetar i OH Hilal.

Edhe Muftiu i Shtipi, Isa ef. Ismaili, shprehu kënaqësinë për këtë aksion me të cilin u ndihmua një numër i konsiderueshëm i familjeve që kanë nevojë për ndihma humanitare në territorin e kësaj Myftinie. “Në këtë ditë të bekuar të muajit të Ramazanit, sot për banorët skamnorë të Myftinisë së Shtipit shpërndamë 250 paketë me artikuj të ndryshëm ushqimor. Shpresoj që të kemi përmbushur një obligim islam dhe të kemi zbutur sasdo pak skamjen dhe varfërinë e këtyre familjeve të Myftinisë sonë. Urojmë që t’i kemi lumturuar sado pak këta besimtarë dhe sa më lehtë ta kalojnë këto ditë të mbetura të Muajit të Ramazanit. Për këtë e falënderojmë Reisul Ulemanë dhe Bashkësinë Fetare Islame e cila sot, nëpërmjet Organizatës Humanitare Hilal, në këtë Myftini shpërndau rreth 7 tonelata ushqime për nevojtarët që jetojnë në rajonin e Myftinisë sonë”, ka nënvizuar efendi Ismaili, Myfti i Shtipit.

Nga OH Hilal bëjnë të ditur se aktivitete humanitare do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.

Lajme të ngjashme

Back to top button