Australiani zotohet të ndihmojë pensionistin grek, fotot e të cilit bënë xhiron e botës

Fotot e Giorgos Chatzifotiadis, 77 vjeç, që shpërtheu në lot përpara një banke në Selanik, bënë xhiron e botës.

Ai nuk kishte mund të tërhiqte pensionin e gruas së tij. Por nga ana tjetër e globit, për të erdhi një shpëtim, transmeton Ora News.

Një i pasur Australian ka vendosur ta ndihmojë atë. James Koufos, financier me origjinë greke, që jeton në Sidnej, tha për Daily Mail Australia që do të marrë një avion për në Greqi për të zgjidhur problemet e pensionistit.

Kur e pa 77-vjeçarin në internet, James e kishte njohur dhe bëhej fjalë për një ish-mik të babait të tij

Nëpërmjet një postimi në facebook James Koufos i ka bërë thirrje miqve të tij të facebook-ut apo mediave që të gjejnë pensionistin.

I bëj thirrje të gjithë miqve të mi në facebook, biles edhe gazetarëve që shkruajtën për këtë njeri që të më ndihmojë ta gjej atë. Ky person është një ish-shok klase i babait tim. Do të paguaj pensionin e tij për 12 muaj. Do t’i japim 250 euro në javë. Nuk dua të shoh një njeri të ndershëm e punëtor të vdesë urie”.

Postimi i James Koufos ne facebook

 

2A31B41D00000578-3148210-Tears_Greek_pensioners_have_been_queuing_at_some_banks_since_bef-a-37_1435915208803

2A31B61800000578-3148210-Anger_The_pensioner_gesticulates_as_he_leaves_the_bank_Elderly_p-a-36_1435915208788

2A31B59700000578-3148210-Distress_An_elderly_man_weeps_as_he_is_assisted_by_an_employee_a-a-32_1435915208753

Lajme të ngjashme

Back to top button